Ipponi, i cili ia solli triumfin spektakolar Distria Krasniqit në garë për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në Tokio, është zgjedhur si i dyti më i miri në xhudo për vitin 2019.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) i ka zgjedhur 20 ipponet (hedhjet më të mira) më të mirë gjatë vitit 2019 dhe ipponi i xhudistes kosovare nuk kishte si të mungonte, raporton Gazeta Express.
Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos 2019 në Japoni – pasi e mposhti Laura Martinez Abelendan në luftë për këtë çmim në muajin gusht. Kjo ishte medalja e parë për të në një kampionat botëror.
Krasniqi, e cila paraprakisht e kishte mundësinë për t’u bërë kampione bote pas disfatës në gjysmëfinale, megjithatë u përkujdes ta shfrytëzojë mundësinë e dytë dhe të fundit për medalje dhe ia doli t’ia sjellë Kosovës të bronztën në kategorinë deri në 48 kilogramë.
23-vjeçarja, kampione e botës në xhudo por si junior në kategorinë deri 52 kilogramë, e mundi me shumë lehtësi xhudisten spanjolle.
Kosovarja nuk i dha aspak mundësi Abelendanas duke e mposhtur me ippon pak sekonda brenda meçit.
Krasniqi e hodhi në dysheme spanjolle në mënyrë spektakolare, aq të mrekullueshme saqë ipponi i saj është i dyti më i miri në xhudo në të gjitha kategoritë dhe gjinitë për këtë vit.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...