Palmeiras konfirmohet skuadra më e mirë e Amerikës së Jugut pas fitores 2-1 në finalen e Kupës Libertadores kundër Flamengos.
Ndeshja e luajtur në Montevideo është zhbllokuar pas vetëm pesë minutash nga një gol i Veigas.
Kundërpërgjigja e Flamengos ka ardhur në minutën e 72-të me Gabriel Barbosa.
Ish-ylli i Interit është bërë lojtari i parë që shënon 11 gola në një edicion të Kupës Libertadores në shekullin e 21-të.
Ai është mes nëntë lojtarëve brazilianë që kanë shënuar të paktën tre gola në finalen e turneut: në 2019-ën, ai shënoi një dygolësh në finalen kundër River Plate.
Ndeshja ka shkuar me shtesë dhe në minutën e 95-të ka ardhur episodi që ka vendosur fatin e ndeshjes.
Pereira ka humbur një top në mbrojtje dhe Deyverson ka përfituar duke shënuar dhe fiksuar shifrat në 2-1.
/Arbresh.info
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...