Palestra sportive në Pallatin e Rinisë afër përfundimit të rinovimit

17:50 | 12 Shtator 2023
KRG

Ministri për Kulturë Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për rinovimin e palestrës sportive në Pallatin e Rinisë.

Çeku ka bërë të ditur se palestra është drejt përfundimit, ndërsa do të i përmbush standardet e FIBA-s, ku siguron qëndrueshmëri infrastrukturore për gara e Lojërave Mesdhetare 2030, shkruan arbresh.info.

Ministri poashtu bëri të ditur se do të fillojnë edhe punime në palestrën e djegur në Pallatin e Rinisë, pjesë e cila është jashtë funksionimi me vite.

Postimi i plotë:

Drejt përfundimit renovimi i Palestrës Sportive në Pallatin e Rinisë, investim 200 mijë euro i Qeverisë së Kosovës.

Me dysheme profesionale, kosha dhe karrige me standarde të FIBAs, po sigurojmë qëndrueshmëri infrastrukturore për komunitetin sportiv, për garat e Lojërave Mesdhetare 2030, si dhe klubet të cilat kishin nevojë të kahmotshme për këtë renovim.

Punimet do të fillojnë edhe në palestrën e djegur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Të ngjashme