Palestra e Istogut është marr nga uji, pas reshjeve të shiut.
Uji sërish ka depërtuar brenda palestrës, duke e bërë të pamundur stërvitjen e skuadrave të qytetit.
Trajneri i KB Istogu, Fikret Shatri, ka publikuar një video ku tregohet gjendja e palestrës.
“Kisha rilindë, nëse ky terror do na largohej nga jeta jonë! Me ketë tmerr jetojmë çdo ditë, çdo javë, muaj e vite! Sa kryetar vdiqën pa u jetësuar palestra, apo saga vazhdon?! Mos thashë zoti”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se skuadra e Istogut në basketboll, që këtë sezon për herë të parë po garon në Superligë, ndeshjen e parë nuk mundi ta luajë në shtëpinë e vetë, andaj ndaj Trepçës luajti si nikoqir në Rahovec./Arbresh.info/
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...