Prokurorët e Federatës së Futbollit të Italisë kanë bërë thirrje që Palermo të dëbohet në Serie C.
Palermo ka ende shans për të fituar promovimin automatik në Serie A para ndeshjes së fundit të këtij vikendi në Serie B, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, prokurori i Federatës së Futbollit të Italisë, Giuseppe Pecoraro dëshiron që ata të dëbohen duke rënë në divizionin e tretë për shkak të thyerjeve të rregullave nga viti 2014 deri në vitin 2017 gjatë kohës së Maurizio Zamparinit si president aty.
Pecoraro është duke kërkuar gjithashtu një ndëshkim prej pesë viteve nga të gjitha aktivitet sportive për Zamparinin, i cili së fundmi shiti “Rosaneron” për të investuar fonde në Arkus Network./arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...