Antonio Griezmann është bërë problem serioz në klubin e Barcelonës në javët e fundit dhe për të biseduar për këtë çështje, menaxherja, që ndodh të jetë motra e tij, Maud Griezmann, do të takohet me drejtuesit e klubit katalonas.
Sulmuesi francez, fitues i Kupës së Botës më 2018, është i palumtur me trajnerin Quique Setien, i cili nuk i ka dhënë mundësi për të luajtur në javën e fundit, transmeton Gazeta Express.
Zemërimi i tij e arriti kulmin kur Setien e futi në lojë në minutën e 90-të në barazimin e Barçës 2:2 kundër Atletico Madridit të martën.
Në një ndeshje ku Barça e pati dy herë epërsinë dhe nuk arriti ta mbrojë, sulmuesi francez Griezmann u fut në lojë në kohën shtesë dhe nuk pati më shumë se dy minuta për ta treguar veten, edhe pse e kaloi gati gjithë pjesën e dytë duke u ngrohur.
Kjo ishte hera e tretë në katër ndeshjet e fundit që Griezmann paraqitet për Barcelonën nga banka rezervë. Barça barazoi në të gjitha këto tri ndeshje, ndërsa i ka fituar tri të tjera në të cilat francezi ishte titullar që prej rikthimit të futbollit.
Familja e Griezmannit, babai dhe vëllai, shpërthyen në kritika ndaj Setien në rrjetet sociale.
Dhe tani, motra e tij dëshiron ta sqarojë situatën e francezit në një takim me udhëheqësit e Barcelonës.
Takimi pritet të mbahet javën e ardhshme.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...