Google ADS

Pak kohë pas pensionimit nga futbolli, Varane merr një punë të re

13:39 | 19 Tetor 2024
K.B

Raphael Varane ka marrë një punë të re vetëm pak javë pasi i dha fund karrierës si futbollist aktiv.

Ish-lojtari i Real Madridit dhe Manchester United i dha fund karrierës së tij legjendare më herët gjatë këtij viti, vetëm dy muaj pasi u transferua në Serie A tek Como.

Por, 31-vjeçari do të vazhdojë të mbetet pjesë e Comos, pasi edhe zyrtarisht ai është bërë pjesë e bordit drejtues, aty ku do të fokusohet në zhvillimin e të rinjve, edukimin dhe produktet inovative.

Varane gjithashtu do të këshillojë strategjinë e zhvillimit të klubit, duke përfshirë teknologjinë dhe inovacionin.

Nga përmirësimi i zgjidhjeve digjitale te përmirësimi i platformave të analizës së të dhënave dhe sistemeve të biletave.

“Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Raphael në bordin tonë. Arritjet e tij në futboll, të kombinuara me interesimin e tij për të rinjtë dhe edukimin, përputhen me qëllimet tona për të ardhmen e Comos”.

“Ne kemi besim se eksperienca e tij do të kontribuojë në sukseset e lojtarëve dhe komunitetit tonë”, ka thënë drejtori i Comos, Mirwan Suwarso.

Pas marrjes së këtij roli Varane u shpreh i lumtur dhe i emocionuar për atë që pret në të ardhmen.

“Kalimi nga fusha në bordin drejtues nuk është fundi i rrugëtimit tim në futboll. Është një fillim i ri për të cilin me zi po pres. Të bashkohem me bordin e Comos më lejon që të vazhdojë të kontribuojë në sport duke ndërtuar të ardhmen”, ka thënë Varane./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme