Vladimir Petkovic dhe Xherdan Shaqiri thuhet se kanë rregulluar problemet mes tyre.
Të mërkurën, Vladimir Petkovic ka udhëtuar për në Angli së bashku me drejtorin e skuadrës kombëtare të Zvicrës, Pierluigi Tami, me misionin e vetëm për të rregulluar problemet me Xherdan Shaqirin, transmeton portali arbresh.info.
Anësori i Liverpoolit refuzoi ftesën për ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit në fillim të muajit shtator për shkak se dëshironte të fokusohej në klub.
Por, arsyeja e vërtetë e mungesës së Shaqirit te skuadra kombëtare e Zvicrës ishin problemet me Petkovic. Trajneri i Zvicrës pranoi në deklaratat e fundit se raporti mes tyre nuk ishte i mirë duke thënë : “Raporti jonë mund të ishte shumë më i mirë”.
Siç duket, këto pengesa mes tyre janë rregulluar dukshëm mbrëmjen e së mërkurës.
Siç mëson Blick, udhëtimi i Petkovic për takim me Shaqirin është shpaguar. Të dy duket se kanë diskutuar problemet e tyre dhe se futbollisti kosovar ka vendosur për grumbullim në të ardhmen me skuadrën kombëtare.;
Gjatë fitores 4 me 3 të Liverpoolit ndaj Salzburgut të mërkurën në UEFA Ligë të kampionëve, Shaqiri ishte jashtë linjave për shkak të një problemi në pulpë./arbresh.info/
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të