Google ADS

“Pajtohem me ty”, Florentino Perez aprovon kërkesën e tifozit për transferimin e Mbappes

12:27 | 11 Janar 2024
KRG

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka lënë të kuptohet se pajtohet për transferimin e Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain.

Emri i Mbappes vazhdon të lidhet në çdo afat kalimtar rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi.

Tani kur sulmuesit francez i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me PSG, lajmet për të ardhmen e tij veçse janë intensifikuar.

Thashethemeve për transferimin e Mbappes në Santiago Bernabeu nuk i ka shpëtuar as presidenti i Los Blancos, Florentino Perez.

E gjithë kjo erdhi pas një bisede të shkurt me një fans, videoja e të cilit është bërë virale në rrjetet sociale.

“Ti je presidenti më i mirë, ne duam Kylian Mbappe”, ishin fjalët e tifozit, ndërsa Perez iu përgjigj: “Po, jam dakord me ju!”. /Telegrafi/

Të ngjashme