Google ADS

Pagat e lojtarëve të PSG do të ju mahnisin, çmimi i lavdisë evropiane

10:15 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Paris Saint Germain që kur është blerë nga arabët ka shpenzuar miliona për të mbledhur lojtarët më të mirë në botë në radhët e veta.

Ky klub ishte në thumb të kritikave të të gjithëve pas transferimit mbi 200 milionësh në brazilianit Neymar në radhët e veta nga Barcelona.

Trajnerë dhe analistë të shumtë pohuan se pikërisht transferet me tilla marramendëse e prishin futbollin dhe qëllimin e sportit.

Sidoqoftë PSG nuk ndalet dhe përveç transfereve, mjete të mëdha harxhon edhe në paga të lojtarëve.

Pas publikimit të pagave në Ligën e Francës nga mediat e atjeshme, u bë e ditur se Neymar paguhet mbi 3 milionë Euro në muaj, 11 lojtarë të PSG janë ndër 15 lojtarët më të paguar të Ligue 1.

Uruguaiani Edison Cavani, paguhet 1,54 milionë Euro në muaj nga ky ekip dhe është vetëm një nga lojtarët amerikano jugorë me super pagë.

Kylian Mbappe radhitet pas Cavanit me rroge mujore 1,5 milion Euro, kurse menjëherë pas tij me 1,3 milionë Euro në muaj, si lojtari i tretë i PSG gjendet Thiago Silva, braziliani tjetër i famshëm në ekipin nga Parisi.

Rrogë vjetore ne tetë shifrore ka edhe në Angel Di Maria, i cili paguhet 1,1 milionë Euro në muaj, saktësisht njëjtë sa edhe braziliani tjetër Maquinhos.

Thiago Motta, braziliani i katërt fiton 850 mijë Euro në muaj nga PSG, kusre Javier Pastore paguhet 770 mijë Euro.600 mijë Euro në muaj, klubi francez ndan për Julian Draxler dhe po aq për Marco Verrattin, kurse Hatem Ben Arfa me “vetëm” 500 mijë euro në muaj, duket “për gjynah” në krahasim me bashkë lojtarët e tij.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme