Pagat e lojtarëve dhe trajnerëve: Messi fiton gati dy herë më shumë se Cristiano, ndërsa Simeone shumë më shumë se Zidane

21:08 | 7 Shkurt 2020
Arbresh.info

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i paguar në botë, shumë më lartë se Cristiano Ronaldo i Juventusit.

Në anën trajnerëve, shefi i Atletico Madridit, Diego Simeone merr dyfish më shumë se sa Zinedine Zidane i Real Madridit.

Në listën e publikuar nga L’Equipe, Messi fiton 8.3 milionë euro bruto në muaj, ndërsa Cristiano fiton 4.5 milionë euro bruto në muaj.

Pas tyre vjen Neymar, i cili fiton 3 milionë euro bruto në muaj nga Paris Saint-Germain, pastaj Antoine Griezmann dhe Luis Suarez , me të dy që marrin pak më pak se 3 milionë euro bruto në muaj.

Top listën e plotësojnë dy yjet e Real Madridit, Gareth Bale dhe Eden Hazard që marrin nga 2.5 milionë bruto në muaj.

Lojtarët më të paguar në botë

Lionel Messi: 8.3 milionë euro bruto në muaj

Cristiano Ronaldo: 4.5 milionë euro bruto në muaj

Neymar: 3 milionë euro bruto në muaj

Antoine Griezmann: Pak më pak se 3 milionë euro bruto në muaj

Luis Suarez: Pak më pak se 3 milionë euro bruto në muaj

Gareth Bale: 2.5 milionë euro bruto në muaj

Eden Hazard: 2.5 milionë euro bruto në muaj

Mbappe: 1.9 milion euro bruto në muaj

Diego Simeone në krye të trajnerëve

Me një shumë të madhe prej 3.6 milionë euro bruto në muaj, Simeone është trajneri më i paguar në botë.

Pas tij vjen Pep Guardiola i cili merr 1.94 milionë euro bruto në muaj.

Jose Mourinho merr 1.46 milionë euro bruto në muaj nga Tottenham, së bashku me Jurgen Klopp i cili paguhet të njëjtën shumë nga Liverpooli.

Zidane dhe Conte marrin nga 1.4 milionë euro dhe 1.38 milion euro bruto në muaj.

Trajnerët më të paguar në botë

Simeone: 3.6 milionë euro bruto në muaj

Guardiola: 1.94 milionë euro bruto në muaj

Mourinho: 1.46 milionë euro bruto në muaj

Klopp: 1.46 milionë euro bruto në muaj

Zidane: 1.4 milionë euro bruto në muaj

Antonio Conte: 1.38 milionë euro bruto në muaj

De Gea në Ligën Premier, Lewa në Gjermani, e dyshja e Juves në Itali
Ka edhe një listë për Ligën Premier, ku David de Gea i Manchester United komandon me 1.76 milion euro bruto në muaj.

Pas tij janë Mesut Ozil dhe Kevin De Bruyne ku që të dy fitojnë nga 1.64 milion euro bruto.

Në Gjermani, sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski dhe shoku i tij i skuadrës Coutinho, kanë pagat më të larta prej 1.66 milion euro në muaj.

Dyshja argjentinase e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala marrin në shtëpi nga 1.09 milion euro bruto dhe 1.06 milion euro bruto në muaj, përkatësisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme