Një raportim gjatë ditës së sotme nga The Athletic, ka bërë të ditur se Real Madridi ka arritur marrëveshje të plotë verbale me Alphonso Davies. Në fakt, kjo nuk do të ishte asnjëherë një problem për gjigantin spanjoll, duke marrë parasysh edhe dëshirën e lojtarit.
Sidoqoftë, duket se arsyeja pse bisedimet për rinovim të kontratës me Bayernin kanë ngecur dhe kanë krijuar mundësinë që Reali të bëjë hapa drejt transferimit të kanadezit është zbuluar.
Mediumi gjerman BILD ka raportuar se Davies ka kërkuar një pagë hiq më pak se 20 milionë euro në vit për të rinovuar kontratën e tij.
Real Madridi në anën tjetër, duket se janë në gjendje të plotësojnë këtë kërkesë të kanadezit.
Toni Kroos është lojtari me pagën më të lartë momentalisht, pasi besohet se përfiton rreth 24 milionë euro neto, ndërsa pas tij vijnë David Alaba, Luka Modric dhe Vinicius Junior të cilët kapin shifrën e 20 milionë eurove.
Momentalisht, madrilenët janë duke pritur dritën e gjelbër nga Bayerni në mënyrë që ata të bëjnë ofertën e parë zyrtare për lojtarin, ofertë kjo e cila pritet të jetë në regjionin e 30-40 milionë eurove.
Është bërë e ditur se drejtuesit e klubit spanjoll nuk do të paguajnë më shumë se 50 milionë euro për shërbimet e Davies, veçanërisht pasi atij i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë me bavarezët./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...