Problemet për Federatën e Futbollit të Kosovës nuk kanë të ndalur. Ditë më parë në futbollin e Kosovës është rikthyer dhuna ndaj gjyqtarëve. Viktima e fundit është gjyqtari i njohur, Fatmir Tahiri i cili pasi përfundoi ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Vitia – 2 Korriku në kuadër të Ligës së Parë, u rrahë nga kryesia dhe shtabi teknik i Vitisë.
Për këtë incident raportoi “Gazeta Zëri”, por jo edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila në sajtin zyrtar nuk ka lëshuar asnjë reagim rreth këtij incidenti, madje as Komisioni i Gjyqtarëve, i cili do të duhej t’i dilte në mbrojtje, të paktën në aspektin moral dhe njerëzor, pasi atë të sigurisë do të duhej të bënin para se të ndodhte incidenti.
Në mbrojtje të Fatmir Tahirit doli vetëm Shoqata e Gjyqtarëve të Futbollit e Mitrovicës duke lëshuar reagim zyrtar, raporton insport.
E tërë çfarë kanë bërë është që zyrtarët e klubit të Vitisë janë futur në Komisionin Disiplinor.
Burime të Insportit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës kanë bërë të ditur se gjyqtarët janë tejet të pa kënaqur me qasjen ndaj tyre dhe për pa drejtësitë, kërcënimet, trajtimi jo njerëzor ndaj tyre dhe mos delegimin në ndeshje është duke i shtyrë të futen në bojkot.
Insporti ka kontaktuar me një gjyqtar i cili është rrëfyer për këto pa drejtësi që janë duke ndodhur ndaj “këmishzinjve”.
Ai për shkaqe të sigurisë së tij dhe frikës nga ndëshkimi i radhës nga FFK, nuk ka dashur që identiteti i tij të bëhet publik.
“Jemi tejet të frustruar me ngjarjet e fundit, është duke u bërë një pa drejtësi e madhe ndaj disa gjyqtarëve, të cilët me meritë dhe djersë kanë arritur deri këtu ku janë. Në momentin që klubet ankohen në ndarjen e drejtësisë, Federata e Futbollit të Kosovës na ndëshkon duke mos na deleguar deri katër ose pesë ndeshje, kjo ndikon edhe në aspektin ekonomik, pasi shumica nga ne varemi vetëm nga referimi. Si në rastin e Fatmir Tahirit, i cili është larguar nga Superliga pa asnjë shpjegim ndaj tij. E dyta, nuk kemi mbështetje aspak nga FFK, në vend që ta kemi atë, ne kërcënohemi nga FFK. Rasti i fundit është edhe rrahja e kolegit tonë, Fatmir Tahiri, as edhe një reagim më të vogël nga ana e tyre, madje as nga Komisioni i Gjyqtarëve. Ne individualisht kemi reaguar duke i dalë në mbështetje Fatmirit. Ne jemi duke shqyrtuar seriozisht bojkotin”, ka deklaruar ai.
Ky burim për Insportin tutje ka zbuluar se kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është i përfshirë direkt në delegimin e gjyqtarëve, duke shfrytëzuar autoritetin e tij nga posti i kryetarit.
“Një tjetër dukuri që është duke ndodhur është se kryetari Agim Ademi është i përfshirë direkt në delegimin e gjyqtarëve, më nuk po bëhen delegimet me meritë. Gjyqtarë nuk po delegohen me javë të tëra, tashmë kanë filluar favore ndaj personave që mbajnë pozita në FFK apo kanë mbajtur në të kaluarën. Katër gjyqtarë të rinj kanë debutuar në Superligë javët e fundit, e si ka mundësi që të gjithë të kenë lidhje familjare me këta persona”, ka përfunduar ai.
Në këtë sezon në Superligën e Kosovës kanë debutuar katër gjyqtar të rinj. Ndērsa, ka gjyqtarë që kanë filluar karrierë para pesë viteve dhe kanë arritur të deportojnë në Superligë.
ValbonHoxha, Mentor Ajeti, Vigan Ibërdemaj dhe Lirim Jashari. Ndërsa, në Ligën e Parë ka debutuar Dylot Brahimi.
Lirim Jashari, nipi i Bekim Haxhiut, ish nënkryetar i FFK-së në kohën e presidentit të ndjerë Fadil Vokrri dhe deputet i Parlamentit të Kosovës.
Dylot Brahimi – i biri i Vehbi Brahimi “Lepri”, vëzhgues i gjyqtarëve
Valton Hoxha – i biri i Malazog Hoxhës, kryetar i Lidhjës Rajonale të Gjilanit
Mentor Ajeti, djali i Ali Ajeti dhe, delegat dhe anëtar i Këshillit të FFK-së
Vigan Ibërdemaj, i biri i Haxhi Ibërdemaj – kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Pejës
Në sezonin e kaluar në të cilin Drita u shpall kampione e Kosovës, ishte komentuar se FFK ka ndikuar në rrugëtimin e klubit gjilanas duke i ndihmuar me “gjyqtarët e preferuar të FFK-së”.
Një ndër klubet më kritike në këtë aspekt në drejtim të FFK-së, është klubi i Llapit, i cili po në këtë sezon kërcënoi me largimin nga të gjitha garat për shkak të ndarjes së drejtësisë me tendencë, e që sipas klubit janë të deleguar me direktiva për ta dëmtuar.
Federata e Futbollit të Kosovës para se të ndëshkojë gjyqtarët, do të duhet të mendojë se si të rritë nivelin e tyre. Një nga ndihmat që mund të bëjë për gjyqtarët është implementimi i sistemit VAR, i cili po përdoret në ligat evropiane. Madje, edhe Federata e Shqipërisë ka filluar hapat në këtë drejtim duke përgatitur gjyqtarët e saj se si veprohet me VAR. /Arbresh.info/
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...