Nasuf Hasani, avokati i Liridon Lecit, ish-futbollistit të shumë skuadrave kosovare, ka njoftuar se sot është autorizuar për ta paditur aktivisten Zana Avdiu, pas debatit të djeshëm në një studio televizive rreth gjestit të futbollistit të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.
“Liridon Leci, sot më besoj autorizimin për ta përfaqësuar nê gjykatë sa i përket parashtrimit tê padisë për fyerje nga Zana Avdiu!”, ka shkruar Hasani në Facebook.
Avdiu dhe Leci, kishin një debat shumë të ashpër, ku ky i fundit ndër të tjerash tha se, po të ishte në fushë do të vepronte edhe më keq ndaj kombëtares së Serbisë, serbe pas provokimeve që bëheshin nga futbollistët serbë.
Ende nuk ka reaguar aktivistja Avdiu, pas padisë së i është bërë dhe as ndonjë reagim tjetër se a do ta padis dikë nga ofenduesit të rrjeteve sociale apo figurave publike.
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...