Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ai do t’i shpërblejë lojtarët e Kombëtares së Kosovës, në rast fitoreje ose barazimi në ndeshjen e sotshme kundër Anglisë.
Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen e sotshme kundër Anglisë, e cila nis në orën 20:45 në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve në EURO – ku garojnë edhe Republika Çeke, Mali i Zi dhe Bullgaria. Favorite për ta fituar këtë grup është Anglia, mirëpo Kosova do të mund ta sigurojë një vend në Evropian edhe duke u radhitur e dyta në grup.
Për këtë ndeshje – njëjtë si për atë kundër Çekisë – trajnerit Challandes i mungojnë në skuadër pesë futbollistë të cilët zakonisht luajnë në formacionin e parë – Milot Rashica, Arbër Zeneli, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli.
“Mirëmëngjes miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri më tani”, shkruan Pacolli.
“Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve tanë. Forca Kosovë…”
Momentalisht, Anglia e kryeson grupin A me nëntë pikë të fituara nga tri ndeshje të zhvilluara. Fitorja sonte do t’ia vazhdonte rekordin e 100 për qindtë në rrugën drejt EURO 2020, ndërsa disfata do të bënte që Kosova ta marrë kreun e grupit.
Në anën tjetër, Kosova radhitet e dyta në grup, me tetë pikë të grumbulluara nga katër ndeshje të zhvilluara. Fitorja do t’i vazhdonte Kosovës ecurinë e jashtëzakonshme prej 15 ndeshjeve pa disfatë, ndërsa humbja do t’ia jepte Republikës Çeke mundësinë ta marrë sërish vendin e dytë, pasi që çekët sot do të përballen me Malin e Zi.
Kjo është hera e parë që Kosova po përballet me Anglinë, ndërsa gjatë këtij viti do ta zhvillojë edhe një tjetër ndeshje me “Tre Luanët” – me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Postimi i plotë
https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10162135087040153/?type=3&eid=ARBAKsN4epZoGteigVZ_4gLbnKGoKNHsfHu6oxoDWm49hVMDUu-_S0tiDZokPk_P8YQUI1TM21F-GDaL&__xts__%5B0%5D=68.ARD32c6BzBgrwdu0CnzcTxjxAkBXhqD_kPw59tDbwYM5FHnmVuOGBPBszN5AABMhPbYbtd0KOxzjdf6Ojc8PE2IDaCROlIyRY0qWjKpLNqBvuoUol-B3x9VPC-pO8Zv-3W6Z2i64zKtIjfS2thAfsF7G9KYatZEY2hV8L1i-iKL5un8dNnzNhtohi0y5HvQAp6GRlU-WUocv4-_anu1VRWhwWs2Rfx3-KjoDn0bEZ_p79K6tfPoyw8bPq2E2IH1NBWvU1P8Gf4gNklTtF0Lp0MOuLek2-yRQWTlyTnbaj3wfwxM3DSKe148jDx_EcawUgPff4EWQzRKUf4-gCg&__tn__=EEHH-R
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...
Vedat Muriqi shumë pranë largimit nga Mallorca – dy gjigantë...
Dorëhiqet Sekretarja britanike e Transporteve, ishte dënuar ...