Pacolli për ndeshjen ndaj Anglisë: Nesër një ditë historike për vendin tonë

15:38 | 16 Nëntor 2019
Arbresh Info

Behgjet Pacollli e ka vlerësuar “ditë historike” të dielën e kësaj jave ku Kosova pret në “Fadil Vokrri” kombëtaren e Anglisë.

Djelmoshat tanë luajnë ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020 kundër “Tre Luanëve” në Prishtinë dhe zëvendëskryeministri i Kosovës i ka uruar fat “Dardanëve” para përballjes së nesërme, shkruan portali arbresh.info.

“Nesër është një ditë historike për vendin tonë, për ekipin tonë dhe për sportin në Kosovë”, shkruan Pacolli në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

“Fizikisht Fadili nuk është më me ne, por pa dyshim është në zemrat dhe mendjen e secilit. Djemve tanë i uroj fat të mirë dhe ekipit anglez i uroj mirëseardhje në Stadiumin Fadil Vokrri”

Anglia tashmë ka siguruar kualifikimin në turneun madhështor të UEFA-së për vitin e ardhshëm, ndërsa djelmoshat e Bernard Challandes kanë edhe një shans me anë të ndeshjeve të barazhit në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Skuadra e Gareth Southgates luan për të siguruar pozitën si lider i Grupit A, ndërsa djelmoshat tanë për t’i dhuruar një mbrëmje të pa harruar të gjithë vendit tonë.

Takimi i nesërm mes tyre fillon në ora 18:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme