Pa rrjete sociale, jetoi në konvikt dhe nuk vozit vetura të shtrenjta – historia e Rodrit që shënoi supergol për Cityn

11:35 | 12 Prill 2023
E.H

Manchester City e mposhti Bayern Munichun 3:0 në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma dhe bëri hap të madh drejt gjysmëfinales.

“Qytetarët” festuan me golat e Rodrigos në minutën e 27-të, Bernardo Silvas në minutën e 70-të dhe Haaland në minutën e 76-të, dhe përveç kësaj pati edhe disa mundësi të tjera të shkëlqyera.

Momenti kyç i ndeshjes ndodhi në minutën e 27-të kur Rodri me një goditje fantastike nga 20 metra goditi këndin e portës së Sommer dhe i dha epërsinë vendasve.

Spanjolli “hoqi qafe” një lojtar të Bayernit jashtë zonës, e kaloi topin në këmbën e majtë dhe me një goditje precize mundi portierin e Bayernit, i cili nuk kishte asnjë mundësi ta mbronte, shkruan lajminet.

Ishte goli i parë i Rodrit në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e 44-të dhe ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Pep Guardiolas gjatë gjithë ndeshjes.

Pas takimit, në Twitter u shfaq një histori për detajet e jetës së tij, e cila nuk i ngjan aspak jetës së një futbollisti.

Rodri fiton 250 mijë euro në javë dhe 25 për qind e kësaj shume dhurohet rregullisht në organizata të ndryshme humanitare në të gjithë Spanjën.

Ai nuk drejton vetura sportive të shtrenjta. Në një kohë bleu një Opel Corsa të përdorur përmes reklamave të klasifikuara dhe u filmua duke drejtuar një furgon kampi me të dashurën e tij Laura. Ai nuk ka as rrjet social.

Përveç kësaj, Rodri nuk ka asnjë tatuazh në trupin e tij, sepse ai rregullisht dhuron gjak, kështu që ai beson se boja e përdorur për tatuazhe mund të kontaminojë gjakun e tij.

Sa luante në Spanjë me Villarrealin dhe Atletico Madridin, ai jetoi në një konvikt studentor.

Rodri erdhi te City në verën e vitit 2019 nga Atletico për 70 milionë euro.

Deri më tani ai ka luajtur 194 ndeshje për skuadrën e Pep Guardiolas dhe ka shënuar 26 gola me 15 asistime. Ai ka fituar dy tituj të ligës dhe dy kupa të ligës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme