Manchester City dhe Inter kanë mbyllur sfidën pa gola me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së parë në Champions League.
Rasti i parë serioz ishte në minutën e 36-të, kur Erling Haaland ishte afër të shënonte, por që edhe kjo goditje shkoi afër shtyllës së djathtë të portës së Yan Sommer.
Shtatë minuta më vonë Sommer ishte heroi i Interit sërish kur ndali goditjen e De Bruynes.
Pjesa e dytë ishte më ndryshe me disa raste nga dyja skuadrat, mirëpo Interi humbi dy raste të sigurta.
Edhe Manchester City rrezikoi me Foden dhe Gundogan por që asnjëri nuk e gjetën rrugën e rrejtës.
Kështu dy skuadrat morën nga një pikë në ndeshjen e parë të Champions League për këtë sezom.
Sfidën e radhës, City e luan në udhëtim tek Slovan Bratislava kurse Interi pret në shtëpi Yllin e Kuq./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...