Google ADS

Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës

20:02 | 29 Dhjetor 2024
D.H

Juventus nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim me rezultat 2-2 ndaj Fiorentinës në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke shënuar me anë të Thuramit pas 20 minutave, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë shtatë minuta para mbylljes së pjesës së parë, ish-lojtari i Juves, Kean, ndëshkoi ish-skuadrën e tij duke shënuar për barazim.

“Zonja e Vjetër” e nisi furishëm edhe pjesën e dytë duke realizuar edhe golin e dytë me realizator të njëjtë, Thuram.

Mirëpo, “Viola” barazoi sërish tre minuta para fundit të ndeshjes ku realizoi Sotil.

Me këtë barazim, dy skuadrat kanë nga 32 pikë, me Fiorentinën që ndodhet në pozitën e pestë kurse Juve një pozicion më poshtë.

Ndeshja e radhës e Juventusit në Serie A është ndaj Torinos, kurse Fiorentina do të ketë punë me Napolin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme