Google ADS

Ozil zbulon se është ende në kontakt me trajnerin Zinedine Zidane

22:24 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Mesut Ozil ka ngjallur spekulime se mund të rikthehet te ish klubi i tij Real Madridi pasi ka zbuluar se është ende kontakt me trajnerin Zinedine Zidane.

Mesfushori i Gjermanisë do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe derisa “Topçinjtë” shpresojnë se ai do të pranojë të nënshkruaj kontratë të re, koha është duke kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Shkodran Mustafi shpallet lojtari më i mirë në Premierë Ligë

29-vjeçari ka zbuluar në një intervistë për ‘Football Magazine’ se është në kontakt me legjendën e futbollit derisa po fliste për respektin e madh që ka ndaj tij.

“Mënyra se si Zidane interpreton dhe drejton lojën e tij më ka befasuar mua dhe vazhdon të më të befasojë”, ka thënë fillimisht ylli i gjigantit anglez.

“Teknika e tij dhe kreativiteti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Si një lojtar i ri, unë gjithmonë kam dashur të jem si ai. Kur kam qenë në Real Madrid dhe e takova atë, duart e mia u djersitën dhe isha nervoz”

“Por, Zidane është një person pozitiv. Ne ende kemi kontakt me të kohë pas kohe”

Ishte Carlo Ancelotti i cili shiti Ozil te “Topçinjtë” verën e vitit 2013, një transferim që befasoi të gjithë në Premierë Ligë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme