Mesut Ozil planifikon të qëndrojë në Arsenal deri në fund të kontratës së tij më 2021, përkundër spekulimeve që e lidhnin atë me një largim nga Emirates.
Në verën e vitit 2021, kontrata e fituesit të Kupës së Botës me Gjermanisë në Arsenal do të skadojë. Kjo kontratë, të cilët ai e kishte nënshkruar në janar të vitit 2018, kishte nxitur shumë kritika drejt klubit nga tifozët shkaku i pagës së madhe të mesfushorit, transmeton Gazeta Express.
Shumë tifozë sugjeronin se paratë që u investuan në Ozilin mund të kishin sjellë më shumë përfitime po të ishin investuar diku tjetër, veçanërisht pasi 31-vjeçari nuk ka qenë në formë të mirë që kur e nënshkroi atë kontratë.
Megjithatë, Ozili ka treguar shenja të mira me paraqitjet e tij që kur Mikel Arteta është emëruar në pozitën e trajnerit të Arsenalit, pas shkarkimit të Unai Emeryt.
“Unë jam shumë i lumtur me kontratën time dhe do të vazhdoj këtu këtë sezon dhe tjetrin”, u shpreh Ozili, kur u pyet për të ardhmen e tij nga BeIN Sports.
“Nuk mund ta parashikoj se çfarë do të sjellë e ardhmja, jam i emocionuar për të ardhmen, por nuk e di se çfarë mund të ndodhë”.
Tani për tani, Ozili është i përqendruar t’i ndihmojë Arsenalit t’i arrijë qëllimet për këtë sezon: triumfin në Ligën e Evropës dhe FA Cup, pasi që radhitja në top katërshe të Premierligës duket se s’ka shumë gjasa të ndodhë.
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...