Ish mesfushori i Gjermanisë dhe ylli i Arsenalit, Mesut Ozil iu është përgjigjur kritikëve duke zbuluar se mendimet e të tjerëve rreth tij nuk kanë rëndësi.
Ish reprezentuesi i Gjermanisë, i cili shpenzoi katër sezone në Real Madrid, ku ka fituar një titull në ligë, një Superkupë të Spanjës dhe Kupën e Mbretit, ka dhënë një intervistë të rrallë për ‘DailyMail’, transmeton portali arbresh.info.
“Shiko, unë e di se ka njerëz jashtë nga këtu që më pëlqejnë mua, ka gjithashtu njerëz që nuk më duan”, ka thënë Ozil.
“Ky është një fakt në jetë. Por, për mua, ajo që është e rëndësishme është ajo që njerëzit në rrethin tim më thonë”
Kritikat ndaj 30-vjeçarit u rritën kur ai njoftoi për pensionimin e tij te skuadra kombëtare duke cituar si arsye “diskriminimin” për lënien pas të atletëve.
“Unë jam një gjerman kur ne fitojmë, një emigrant kur ne humbim”, ka përsëritur ai atë që e kishte thënë edhe në korrik.
Ozil ka lënë të kuptohet gjithashtu se nuk ka ndonjë problem te skuadra kombëtare ku thotë se ka “shumë shokë” të cilët vazhdojnë të “mbështesin atë dhe inkurajojnë”
Ylli i Arsenalit ka folur edhe për situatën aktuale te klubi në Emirates, ku ai është duke shkëlqyer nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery, transmeton portali arbresh.info.
“Personalisht, gjërat janë duke shkuar shumë mirë, por kjo nuk do të thotë se unë do të ndalem së punuar”, ka vazhduar ai.
“Por, gjëja më e rëndësishme është që skuadra është duke shkuar mirë për momentin. Por ne kemi të vazhdojmë të jem të uritur dhe të kemi progres”
Arsenali aktualisht qëndron në pozitën e pestë një tabelë./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...