Google ADS

Ozil nuk do të paraqitet më për Arsenalin

12:36 | 17 Tetor 2020
Arbresh.info

Ish mbrojtësi i Arsenalit, Sol Campbell, nuk beson se Mesut Ozil do të paraqitet sërish për ‘Gunners’.

Mesfushori gjerman, i cili është lojtari më i paguar tek Arenal, nuk është paraqitur ende këtë sezon, dhe Cambell nuk pret që ajo të ndodh.

Ozil nuk është pjesë e planeve të Mikel Artetas, e po ashtu nuk është përfshirë as në skuadër për Ligën e Evropës.

“Nuk ka asnjë mundësi që ai të paraqitet për Arsenalin përsëri këtë sezon, ose kurrë më”, ka deklaruar Cambell, përcjell lajmi.net.

“Ka pasur disa gjëra që kanë vazhduar, raste kur ai ka shkuar kundër klubit, kështu që unë nuk shoh se ka ndonjë vend që ai të kthehet”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme