Google ADS

Ozil në shitje, Arsenali ua ofron gjigantëve turq

16:58 | 28 Qershor 2019
A. B.

Mesut Ozil do të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere. “Topçinjtë” po planifikojnë ta shesin yllin gjerman, të cilin ua kanë ofruar gjigantëve të futbollit turk.

Mesut Ozili do të ndahet me Mesut Ozilin gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, gjiganti anglez po mendon se ku ta sistemojë ish-përfaqësuesin gjerman, i cili nuk ka treguar sa duhet në Londër, ku ishte transferuar vite më parë nga Real Madridi.

Sipas mediave të huaja, “Gunners” po mundohen ta ofrojnë mesfushorin ofanziv në Turqi.

Në fakt, Ozili u është ofruar gjigantëve nga Stambolli, Galatasaray dhe Fenerbahçe, por edhe Basaksehirit.

Ky “operacion” megjithatë nuk do të ishte i lehtë të ndodhë për shkak të kartonit të futbollistit.

Arsenali e vlerëson Ozilin rreth 30 milionë euro, ndërsa ka rrogë prej 18 milionë eurosh në vit.

Këto shifra sigurisht se nuk mund t’i përballojnë klubet turke.

Për këtë, Arsenali është i gatshëm ta paguajë një pjesë të rrogës së lojtarit nëse futbollisti me prejardhje turke do ta arrinte një marrëveshje për një apo dy vjet më njërin nga këto klube.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme