Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil është i kënaqur me fitoren e arritur gjatë mbrëmjes së kaluar kundër Newcastle Unitedit.
Lojtari i Gunners luajti 84 minuta në fitoren 2-0 ndaj Magpies në Emirates, e cila gjë bëri që të ngjiten në pozitën e tretë të Ligës Premier me 63 pikë, dy përpara skuadrës së Mauricio Pochettinos.
“Qëllimi ynë është të arrijmë në katër më të mirët, kështu që jemi të lumtur me pozitën para Tottenhamit”, tha Ozil.
“Gjithmonë kemi konkurrencë me ata, por nëse luajmë si sot, ne duam të fitojmë dhe të marrim të gjitha pikët që do të na dërgojnë në top katër vendet e para deri në fund të sezonit”.
“Ne jemi shumë të lumtur, synimi ynë ishte të merrnim tri pikë, luajtëm mirë dhe e përgëzojë të gjithë ekipin”.
“Puna ime është të jap gjithçka në fushë. Unë vetëm dua të ndihmoj shokët e mi të ekipit që të fiojnë ndeshjen dhe mendoj se luajmë shumë mirë si ekip dhe jo individualisht”.
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...