Google ADS

Ozil: Kam refuzuar 100 milionë nga Kina

23:38 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Mesfushori i Arsenalit ka pasur një ofertë të çmendur nga Super Liga e Kinës.

Mesut Ozil ka pranuar një ofertë të çmendur nga Kina në afatin kalimtar veror, por ai e kishte refuzuar atë menjëherë. Reprezentuesi gjerman u ka thënë jo 100 milionë funteve të ofruar nga një klub kinez, që i kishte ofruar Ozilit një kontratë pesë-vjeçare.

Por përgjigja e 28-vjeçarit ka qenë e menjëhershme, duke e refuzuar kalimin në Kinë, me dëshirën për të luajtur ende në Evropë, transmeton KosovaPress.

“Kinezët kishin përgatitur një kontratë pesë-vjeçare për mua, e cila shkonte në vlerë prej 100 milionë funtesh. Një shumë tejet e madhe”, ka shkruar në autobiografinë e tij Ozil.

“Mua mu deshën vetëm tre minuta për ta refuzuar atë, duke ia bërë me dije edhe agjentit tim se nuk dua që të largohem nga Evropa. Unë dua të fitoj trofe me Arsenalin, prandaj kam vendosur të qëndroj”, ka deklaruar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme