Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil, mund të largohet nga Arsenali kur kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe duket se ai nuk ka mungesë opsionesh.
Agjenti i Mesut Ozil ka zbuluar se ai ka oferta nga klube “nga e gjithë bota” por synon të presë edhe gjashtë muaj deri në fundin e kontratës së tij me Arsenal.
32 vjeçari po vuan nga mos inkuadrimi në lojë nga menaxheri i Arsenal, Mikel Arteta, me të cilin spekulohet se nuk janë marrdhëniet e mira.
Edhe ish-futbollisti i Arsenal, Jack Wilshere, kishte deklaruar më parë se e vërteta do të dalë në shesh herët apo vonë sa i përket Ozil.
Agjenti i tij, Sergut Sogut, tha se gjermani preferon të presë dhe t’i shqyrtojë opsionet e veta, pavarësisht që i mungon futbolli.
‘Mesut ka një kontratë edhe gjashtë muaj me Arsenalin. Sigurisht, atij i ka munguar futbolli, por ai do të presë’, tha ai.
‘Unë do të doja të tregoja qartë situatën tonë në lidhje me Fenerbahçe. Po, kemi pasur takime me ta. Ne patëm një bisedë me njerëzit e autorizuar të klubit’, tha agjenti i tij,
‘Ka interes edhe nga klubet tjera. Asgjë nuk ka ndryshuar për Mesut tani. Në këto rrethana, duket se Mesut do ta përfundojë sezonin në Arsenal’, tha Sergut Sogut.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...