Qendra stërvitore e Gjermanisë ka qenë vendi ku është zhvilluar një ditë për mediat pas shpalljes së skuadrës përfundimtare që do të udhëtojë në Rusi.
Teorikisht duhet të ishin të 23 lojtarët pjesëmarrës…teorikisht.
Pikërisht ylli i Arsenal Mesut Ozil ka refuzuar t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Arsyeja është e qartë. Tre javë pas skandalit ku ai është takuar me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, gjermani i lindur në Gelsenkirchen ka zgjedhur të heshtë, për të bërë që ai takim të harrohet sa më shpejtë.
Sipas Bild, ai pritet të bëjë një deklaratë të shkurtër për këtë çështje përpara se të fillojë botërori dhe ta mbyllë njëherë e mirë këtë çështje.
Por akoma nuk është konfirmuar nga mesfushori, i cili nuk ka shumë dëshirë ta bëjë këtë gjë.
Nuk është e njëjta gjë për Gundogan, i cili ishte pjesë e takimit me presidentin turk. Ai ka qenë pjesë e ditës së medias duke u sjellë si profesionist.
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...