Mesut Ozil pritet të largohet nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të verës, pasi klubi turk javë më parë vendosi për përjashtimin e tij.
“AS” ka raportuar këtë të premte se Fenerbahce ka nisur procedurat për shkëputjen e kontratës me mesfushorin turko-gjerman, transmeton Gazeta Express.
Kësisoj, Ozil mund të kalojë si lojtar i lirë te ndonjë skuadër tjetër.
Hull City, klubi anglez që ka një pronar turk, është përmendur si një destinacion i mundshëm për ish-lojtarin e Real Madridit e Arsenalit.
Për 33-vjeçarin nuk përjashtohet as kalimi te skuadra nga MLS, Inter Miami.
Ozil thuhet se gjithmonë ka ëndërruar të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nënshkrimi me klubin e David Beckhamit duket i mundur.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...