Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil në një intervistë ka diskutuar situatën momentale te “Topçinjtë”.
Gjermani që një kohë të gjatë është i lidhur me largimin nga “Emirates” dhe transferimin te gjiganti turk Galatasaray, transmeton portali arbresh.info.
Por, lojtari ka refuzuar mundësinë e tillë pasi dëshiron të qëndrojë edhe në vitin e ardhshëm te gjiganti anglez.
“Jam i lumtur të vazhdojë këtë vit dhe tjetrin këtu. Nuk e di çfarë do sjellë e ardhmja, por jam i emocionuar”
32-vjeçari këtë sezon nën urdhrat e Mikel Arteta ka qenë titullar duke bërë 16 paraqitje në të gjitha garat.
Kontrata e tij me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2021.
Arsenal për momentin renditët në pozitën e 10-të dhe ka gjashtë pikë me pak se Manchester United që zë vendin e gjashtë./arbresh.info.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...