Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është në dijeni që klubi mund të shes dy yjet, Mesut Ozilin dhe Alexis Sanchez, gjatë merkatos së muajit janar.
Dyshja kanë më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij në marrëveshjet e tyre në Emirates dhe Wenger ka insistuar në të kaluarën që dyshja do të përfundojnë kontratat e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Wenger ka zbuluar se ndarja e rrugëve në fillim të vitit 2018 është një opsion pasi janari është koha e fundit kur klubi nga Londra Veriore mund të fitojë ndonjë shumë nga lojtarët.
“Në situatën tonë, ne kemi parashikuar çdo zgjidhje. Është e mundshme”, ka thënë francezi.
Në fillim të konferencës së tij për shtyp para udhëtimit në Watford, Wenger ka sugjeruar që negociatat ishin në proces rreth marrëveshjes së re me Ozilin./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...