Yjet e Arsenalit Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac janë ndjekur gati dy kilometra nga disa persona me motocikletë të cilët ishin të armatosur.
Ozil ishte zënë në pritë nga hajdutët që donin t’ia vidhnin makinën Mercedes G-Class, transmeton portali arbresh.info.
Por gjersa hajdutët rrethojnë makinën, bashkëlojtari i Ozilit dhe miku i fëmijërisë, Sead ‘Tanku’ Kolasinac kërcen dhe i ndjek.
Pamjet e kamerës nga vendi i ngjarjes tregojnë Kolasinac duke hedhur grushte ndaj sulmuesit përkundër asaj që kundërshtarët ishin të armatosur me thika.
Por, kjo dramë nuk ka marrë fund këtu, lojtarët më pas u ndoqën nëpër rrugët e Londrës veriore në shpejtësi të madhe që zgjati më gati dy kilometra.
Ozil e Kolasinac shkuan në një restaurant turk ku njihen, e stafi u doli në mbrojtje kur ata po dilnin nga Mercedesi 4×4.
Dëshmitarët thonë se Ozil dukej i tmerruar./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...