Oxlade Chamberlain me një tjetër gol sensacional ndaj Genkut

22:29 | 23 Tetor 2019
Arbresh Info

Oxlade Chamberlain ka shënuar dy gola të bukuar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në ndeshjen Genk – Liverpool.

Anësori ka treguar se është në formë të lartë në ndeshjen ndaj skuadrës belge duke realizuar dy gola mjaftë të bukura për skuadrën e Jurgen Klopp, shkruan portali arbresh.info.

Mesfushori ofanziv zhbllokoi shifrat në këtë takim qysh në minutën e 2′ duke shënuar një gol pasi dërgoi topin në qoshe të portës.

Goli i tjetër nga Chamberlain erdhi në minutën e 57′ dhe goditja e tij jashtë zonës ishte vërtetë sensacionale.

Takimi mes Genkut dhe Liverpooli zhvillohet në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme