Owen: Jam lutur që Benzema të transferohej në Real Madrid

18:36 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

 Miachel Owen ka deklaruar se ishte lutur që Karim Benzema të transferohej në Real Madrid.

Sulmuesi legjendar këtë e ka zbuluar në një intervistë për Canal Plus, transmeton arbresh.info.

“Ferguson më tha se është duke shikuar ta blej Benzeman, dhe unë mund të nënshkruaja për Manchester Unitedin nëse ai nuk vjen, gjë që ndodhi”.

“I jam mirënjohës Benzemas që shkoi te Real Madridi, pasi unë nuk do të kisha luajtur për Manchester Unitedin”, ka thënë Owen.

Owen ishte transferuar nga Neëcastle në Old Trafford duke u shënuar vetëm pesë gola në fanellën e United. Ai kishte shënuar golin e fitores në derbin lokal kundër Cityt në sekondat e fundit duke u bërë idhull i tifozëve të United.

Vlen të theksojm se Owen ka luajtur edhe për Liverpool, Real Madrid dhe Stoke City. /arbresh.info/

Të ngjashme