Lojtari i transferuar për një tarifë rekorde te Barcelona, Ousmane Demebele mund të rikthehet në aksion këtë javë pas qëndrimit rreth katër muaj jashtë fushe.
Sulmuesi 20-vjeçar, i cili iu bashkua Barcelonës për një tarifë prej 105 milionë euro në muajin gusht, u lëndua në kofshë të këmbës në paraqitjen e tij të tretë për klubin, transmeton portali arbresh.info.
Dembele, i cili u operua në Finlandë, mund të rikthehet kundër Celta Vigos në ndeshjen që zhvillohet në kuadër të Kupë së Mbretit të enjten.
Dembele, i cili u transferua për një tarifë rekorde nga Borussia Dortmundi, është futbollisti i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Lideri i La Ligas, Barcelonës do të përballet të dielën me Levanen në kuadër të kampionatit spanjoll./arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media