Barcelona siguroi një vend në finale të Kupës së Mbretit me një fitore bindëse 3 me 0 në Real Madrid mbrëmjen e së mërkurës.
Gjithçka mbeti për tu zhvilluar në Bernabeu me përfundimin 1 me 1 të pjesës së parë në Camp Nou në fillim të këtij muaji, por Barcelona vazhdoi tutje me një fitore impresive në kryeqytetin spanjoll, transmeton portali arbresh.info.
Pas pjesës së parë pa gola, Luis Suarez zhbllokoi shifrat duke shënuar në minutën e 50′. Një autogol nga Raphael Vare më pas dërgoi në avantazh për 2 me 0 vizitorët para se Suarez të realizonte penalti “panenka” për 3 me 0.
Dy golat e Barcelonës ishin krijuar nga Ousmane Dembele, i cili në një moment madje la me këmbë të përdredhura mbrojtësin Dani Carvajal.
Ajo që e bënë edhe më të veçantë rastin në fjalë është fakti që këtë e bëri pa prekur topin./arbresh.info/
(Shikoni rastin këtu ose më poshtë)
https://twitter.com/GMS__Football/status/1100863688368631810
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...