Google ADS

Ousmane Dembele flet si lojtar i Barcelonës

20:15 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Ylli i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka arritur tashmë në “Camp Nou” pas transferimit nga Borussia Dortmundi.

Francezi u transferua ditë më parë te katalunasit për 105 milionë euro, plus 40 të tjera bonuse, që njëherit është edhe blerja më e shtrenjtë në histori të Barcelonës.

Duke folur për Barça TV, Dembele tha se realizoi ëndrrën fëmijërore.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të luaj për Barcelonën”, tha lojtari. “Tani jam këtu dhe shumë i lumtur sepse kam realizuar ëndrrën”.

“Ky është klubi më i mirë në botë me lojtarët më të mirë. Synimi im është që të jap gjithçka për këtë klub, për ekipin dhe të kem mirëkuptim me shokët e ekipit”, shtoi mes tjerash Dembele, shkruan Ekspress.

Lojtari do të prezantohet gjatë ditës së hëne dhe do të veshë fanellën me numrin 11’të, atë që për disa vite e kishte Neymari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme