Google ADS

Osmani mbështet Kosovën në përballjen me Danimarkën

22:22 | 5 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Kombëtaraja e Kosovës po zhvillon përballjen me Danimarkën.

Në këtë ndeshje e pranishme është edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Arbresh.info.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shpërndarë disa fotografi nga palestra ku ka kërkuar fitore.

“Forca Dardanë! Edhe një fitore na duhet për kualifikime në FIBA Eurobasket 2025!”, ka shkruar ajo.


Kosovës i duhet edhe një fitore për të kaluar në fazën tjetër të parakualifikimeve./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme