Shkëndija e Tetovës tregoi fuqinë e saj, duke i dhënë leksion me rezultat 2:0 Vardarit nga Shkupi, në hapje të edicionit të ri të Kampionatit të Maqedonisë.
Në një atmosferë të rrallë sportive në stadiumin në Tetovë, mbi 10 mijë shikues sidomos ‘Ballistët’ u kënaqën me lojën e skuadrës shqiptare e cila ka qenë shumë e fortë për kampionin. Tri pikë në hapje konfirmojnë se skuadra shqiptare do të luftojë për të gjitha trofetë në edicionin e ri.
Por tani Shkëndija ka mendjen te ndeshja e mesjavës, pikërisht të enjten e 17 gushtit, ku takohen në San Siro me Milanin, në ndeshjen e vlefshme të parë të Play-off-it të Europa League në futboll. Kryetrajneri i Shkëndijes, Qatip Osmani, tha se në bazë të rasteve, fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë. “Rikthimi im ishte shumë me rëndësi, edhe pse na ra në hapje kampioni aktual, mendoj se djelmoshat e mi treguan lojë të mirë e të bukur, ku rezultoi me dy gola. Sa i përket lojës duhet të ishte epërsia me diferencë më të madhe, megjithatë uroj fitoren e pastër dhe të vazhdojmë kështu.
Nuk befasohem me këtë atmosferë, e njoh këtë atmosferë dhe falënderoj edhe publikisht publikut që na dha këtë përkrahje. Sigurisht gjatë javës ishim të koncentruar në këtë lojë dhe mendojmë për Milanin. Sigurisht do të dalim në atë fushë, do të luajmë, të mundohem të luajmë lojën tonë, edhe pse kemi përballë një kundërshtari siç është Milani”, ka thënë Osmani.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...