Osimhen lojtari më i mirë i sezonit 2022/23 në Serie A

10:19 | 5 Dhjetor 2023
D.H

Napoli u shpall kampion pas 33 vitesh në Serie A, sezonin që lamë pas  në Serie A pas duke arritur këtë suksesi nën drejtimin e Luciano Spallettit.

Në gala mbrëmjen e së hënës klubi napoletan fitoi shumë çmime, lidhur më këtë sukses, shkruan Arbresh.info.

Napoli u shpall skuadra më e mirë e sezonës teksa lojtari më i mirë u shpall Victor Osimhen, sulmuesi kryesor i napoletanëve që udhëhoqi drejt këtij suksesi.

Ai gjatë sezonit të kaluar realizoi 26 gola.

Luciano Spalletti ishte fitues i çmimit trajneri më i mirë i sezonit, trajneri që ia ktheu titullin Napolit pas 33 vitesh.

Gjithashtu edhe në formacionin e viti dominuan lojtarët napoletan ku ishin katër prej tyre.

Në portë, Mike Maignan i Milan, ndërsa në mbrojtjen me katër, Di Lorenzo, Kim Min-Jae, Bastoni, Theo Hernandez, në mesfushës Lobotka, Calhanoglu e Barella ndërsa në sulm, Leao, Kvaratskhelia dhe Osimhen.

Kujtojmë që Napoli nuk e ka nisur mirë këtë sezon ku ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 24 pikë teksa gjatë sezonit ka shkarkuar edhe trajnerin Rudi Garcia./Arbresh.info/

Të ngjashme