Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen do të jetë “jashtë për disa javë” pasi ka nxjerr krahun në ndeshjen kundër Sierra Leones, ka konfirmuar trajneri i Nigerisë, Gernot Rohr
Sulmuesi u largua nga ndeshja shkaku i lëndimit në barazimin 4-4 të premten te Nigerisë kundër Sierra Leones por megjithatë ai nuk e ka thyer krahun kështu që lëndimi nuk konsiderohet i rëndë.
“E ka nxjerr shpatullën”, tha trajneri për ESPN. “Do të jetë jashtë fushave për disa javë”.
Osimhen do të mbush 22 vjet muajin e ardhshëm dhe deri me tani ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist për Napolin në tetë ndeshje.
Ai duket se do ta humbet ndeshjet e ardhshme kundër Milanit, HNK Rijekas, Romës dhe AZ Alkmaarit, të cilat ndeshje do të zhvillohen në një periudhë dy javore. /GazetaExpress/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...