Osimhen i gatshëm ta vazhdoj kontratën me Napolin

17:08 | 17 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Agjenti i Victor Osimhen ka hedhur poshtë raportet për një kontratë të re me Napolin për klientin e tij, duke i etiketuar ato “lajme të rreme”.

Roberto Calenda, përfaqësuesi i Osimhen, kritikoi publikisht raportet që sugjeronin se klienti i tij nuk ishte i gatshëm të nënshkruante një kontratë të re me fituesit e Scudettos.

Osimhen ishte një figurë kyçe në ndjekjen e suksesshme të Napolit për titullin sezonin e kaluar, dhe me dy vjet të mbetura në kontratën e tij aktuale, ata janë të etur për të siguruar të ardhmen e tij, mes interesimit nga disa klube të mëdha evropiane.

Calenda shkoi në Twitter për të hedhur poshtë një raport nga Il Mattino, një gazetë me bazë në Napoli, që sugjeronte se lojtari i Nigerisë mund të jetë ende duke kërkuar një rrugë daljeje, duke e quajtur atë “lajme të rreme”.

“Kam lexuar në Il Mattino se “Calenda nuk ka ndërmend të rinovojë në verë dhe se ai dëshiron të eksplorojë së pari të gjitha rrugët në treg”. Lajme të rreme”.

Përgjigja e agjentit tregon se Victor Osimhen mbetet i përkushtuar ndaj Napolit dhe është i gatshëm të zgjasë qëndrimin e tij në klub./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme