Victor Osimhen është njëri nga lojtarët kryesor tek skuadra e Napolit si dhe tek kombëtarja e Nigerisë.
Sezonin e kaluar nigeriani ka qenë lojtari kyç në sezonin madhështor kur Napoli u shpall kampion i Italisë pas më shumë se tri dekada, shkruan Arbresh.info.
Ai me fanellën napoletane shënoi 26 gola dhe ishte lojtari më i mirë i kompeticionit.
Në sezonën 2023/24, janë në vendin e nëntë dhe nigeriani, mes formës së dobët dhe problemeve me klubin, mund të jetë penduar për rinovimin e kontratës dhe rritjen e klauzolës së lirimit në 130 milionë euro.
Gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës, një kompeticion në të cilin Osimhen po merr pjesë me Nigerinë, sulmuesi ka folur në një intervistë për të ardhmen e tij.
“Unë tashmë e kam vendosur dhe kam një plan. E di se çfarë dua të bëj. 60% e njerëzve dëgjuan thashethemet verën e kaluar për Premier League, që është më e mira në botë. Dua ta mbyll këtë sezon në një mënyrë pozitive në Napoli dhe më pas të vë në praktikë vendimin që kam marrë tashmë”, ka thënë Osimhen.
Osimhen ka nënshkruar kontrat të re me Napolin deri në vitin 2026./Arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve