Victor Osimhen do të jetë prioriteti kryesor i Chelseat në merkaton e janarit. Sulmuesi nuk do të ishte kundër një lëvizjeje në Premier League, i shtyrë edhe nga problemet e shumta të Napolit në këtë sezon futbollistik.
Mauricio Pochettino dëshiron të përforcojë organikën me një sulmues qendre pas një starti jo të mirë. Dhe nigeriani i Napolit i plotëson kriteret e teknikut të Bluve të Londrës.
Presidenti i kampionëve të Italisë, Aurelio De Laurentiis, pritet të kërkojë më shumë se 100 milionë paund nga Chelsea. Nëse londinezët arrijnë të paguajnë çmimin e kërkuar në merkaton e dimrit, do të thyenin rekordin e Premier League që e vendosën vetë pak muaj më parë me blerjen të Moises Caicedos nga Brighton.
Chelsea mund të tentojë pistën Osimhen nëpërmjet Kaliodou Koulibaly, me të dy lojtarët që kanë ende raporte shumë të mira. Lojtari që u transferua në verë tek Al-Hilal, është shumë i afërt me nigerianin, pasi kanë luajtur bashkë tek Napoli.
Klubi anglez nënshkroi me Nicolas Jackson në verë nga Villareali. Senegalezi ka shënuar 7 gola për londinezët deri më tani. Pochettino do të marrë një tjetër lajm të shkëlqyer nga mjekët ditët në vijim, pasi do të rikthehet nga lëndimi Christopher Nkunku, i cili mund të luajë edhe në qendër të sulmit.
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja është një tjetër alternativë shumë e mirë e Pochettinos. Sidoqoftë, tekniku argjentinas i ka kërkuar me ngulm drejtuesve të klubit finalizimin e marrëveshjes me Victor Osimhen në janar./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...