Oscar pritet të shkurtojë pagën e tij për rikthimin në Evropë me Barcelonën

21:58 | 21 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Ish-ylli i Chelseat, Oscar, është i vendosur për një rikthim në futbollin evropian me gjigandin katalanas, Barcelonën.

Mesfushori 30-vjeçar ishte një pjesë kyçe e skuadrës së Chelseat, i cili fitoi titullin e Premier League në vitin 2015 nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke mbledhur gjithashtu një medalje edhe për titullin e Premier League në vitin 2017.

Megjithatë, Oscar u largua nga Londra në gjysmë të atij sezoni në favor të një kontrate fitimprurëse në Kinë, në një kohë kur Superliga Kineze po shpërndante kontrata masive për yjet e Evropës.

Ndërsa të tjerët vendosën të kthehshin sërish në kontinentin e vjetër, Oscar mbeti me klubin e tij aktual, por tani duket se do të kthehet në futbollin evropian me Barcelonën, siç raportohet nga Goal.

Kontrata e Oscar me Shanghain raportohet të jetë rreth 540 mijë funte, kështu që është e kuptueshme që atij do t’i kërkohet të marrë një ulje të konsiderueshme page pas transferimit të tij në Barcelonë.

Në një intervistë për “TNT Sports”, braziliani zbuloi se Blaugranët kishin kontaktuar me agjentin e tij me synimin për të nënshkruar me mesfushorin.

Oscar pranoi në intervistën e tij se do të pranonte një ulje rroge nëse do t’i bashkohej Barcelonës, duke iu referuar bashkëlojtarit të Brazilit, Dani Alves, i cili është bashkuar sërish me klubin pasi trajneri i ri, Xavi i kërkoi atij të kthehej.

Ish-ylli i Chelseat bëri 203 paraqitje gjatë një periudhe pesëvjeçare në klub, duke shënuar 39 herë dhe duke asistuar 37 herë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme