Oscar Pistorius përleshet në burg, arsyeja do të ju habisë

10:55 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Paraolimpisiti, Oscar Pistorius, është lënduar gjatë një përleshje në burg, në Afrikën Jugore.

Pistorius, në muajin e kaluar iu është dyfishuar dënimi, ai ishte në pritje për të bërë telefonatë në qendrën korrektuese, Atteridgeville, afër Pretoria, dhe besohet se kjo ishte arsyeja e përleshjes, gjatë cilës ka pësuar lëndime trupore.

Ai u përlesh me një shok të burgut, të cilin e njeh shumë mirë dhe me të cilin ka krijuar një miqësi me të.

Edhe pse atij iu është dyfishuar dënimi, Pistorius vazhdon të ketë të drejtën për të përdorur telefonin dhe të blejë gjëra në dyqanin e burgut, por ai mund t’i humbas këto privilegje, nëse dëshmohet se ai ka filluar përleshjen, tha drejtuesi i burgut, raporton “Daily Mail”, transmeton arbresh.info.

Afrikani Jugori vazhdon të konsiderohet si ‘person me rrezik të ulët’, por situata e tij mund të ndryshojë, në rast se hetimi e gjenë atë fajtor.

31 vjeçari, në vitin 2013 ishte shpallur fajtor për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp dhe është i dënuar me 13 vite burg.

Vlen të theksojmë se Pistorius, kishte marrë pjesë në lojërat olimpike ‘Londra 2012’, në diciplinën e vrapimit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme