Barcelona ka pësuar humbje ndaj Osasunës në udhëtim me rezultat 4-2 në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit spanjoll.
Kjo ishte humbja e parë e blaugranasve këtë sezon pasi deri më tani kishin rekord qind për qind të fitoreve.
Vendasit në harkun e dhjetë minutave arritën që të shënojnë dy gola.
Ante Budimir (18′) shënoi për rezultatin 1-0 ndërsa Bryan Zaragoza (28′) realizoi për 2-0.
Në pjesën e dytë Barcelona ia doli ta gjejë rrugën e golit dhe këtë e bëri përmes Pau Victor (53′) për 2-1.
Sidoqoftë, Osasuna iu kundëpërgjigj duke realizuar edhe dy herë të tjera me Ante Budimir (73′) dhe Abel Bretones (85′).
Lamine Yamal e gjeti golin në minutën e 89-të duke shënuar për rezultatin përfundimtar 4-2.
Pas kësaj humbje Barcelona mbetet në vendin e parë me 21 pikë, por rivali Real Madridi nesër mund ta ngushtojë në vetëm një pikë diferencën me blaugranasit nëse nesër (e diel) fiton derbin ndaj Atletico Madridit./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...