FIFA ka zgjedhur skuadrën më të mirë të vitit apo “FIFA FIFPRO World 11”, ku nuk kanë munguar befasitë.
Virgil van Dijk është një nga dy lojtarët e Liverpoolit dhe një nga tre lojtarët holandezë që janë pjesë në “FIFA FIFPRO World 11”.
Van Dijk pati një sezon fantastik, duke fituar Ligën e Kampionëve me Liverpoolin dhe duke arritur në finale të Ligës së Kombeve me Holandën.
Portier është Alisson Becker, i cili e ndihmoi Brazilin të fitonte titullin Copa America dhe Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.
Në mbrojtje përveç Van Dijk, janë edhe Matthijs de Ligt, Sergio Ramos dhe Marcelo.
Frenkie de Jong, Eden Hazard dhe Frenkie de Jong janë votuar për mesfushë.
https://twitter.com/FIFPro/status/1176222532208332802
Sulmues janë Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
FIFPRO, Unioni Botëror i Lojtarëve, ftoi futbollistë profesionistë meshkuj në të gjithë botën që të zgjedhin një ekip me 1 portier, 4 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 3 sulmues për sezonin 2018-2019.
FIFPRO mori fletëvotime nga më shumë se 23,000 futbollistë në 68 vende. /Telegrafi/
2018-2019 FIFA FIFPRO 11 për meshkuj:
Portier
Alisson Becker (Brazil, Liverpool)
Mbrojtës
Virgil van Dijk (Holandë, Liverpool)
Matthijs de Ligt (Holandë, Ajax / aktualisht Juventus)
Marcelo (Brazil, Real Madrid)
Sergio Ramos (Spanjë, Real Madrid)
Mesfushorë
Eden Hazard (Belgjikë, Chelsea / aktualisht Real Madrid)
Frenkie de Jong (Holandë, Ajax / aktualisht Barcelona)
Luka Modric (Kroaci, Real Madrid)
Sulmues
Kylian Mbappe (Francë, Paris Saint-Germain)
Lionel Messi (Argjentinë, Barcelona)
Cristiano Ronaldo (Portugali, Juventus)
Lojtar (vend, skuadra e sezonit të kaluar)
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...