Liverpooli ka arritur të marrë kreun e tabelës në Premier League pasi ka mposhtur Wolverhampton Wanderers me rezultat minimal 1-0 pas golit në minutën e fundit nga Divock Origi.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, ku nuk munguan as rastet për shënim, po pavarësisht kësaj nuk kishte ndryshim rezultati.
Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, por në minutat e fundit të ndeshjes, ishte Divock Origi që i siguroi tre pikët Liverpoolit.
Me këtë fitore, “Reds” marrin vendin e parë nga Chelsea duke grumbulluar 34 pikë, një më shumë se blutë.
Ndeshjet tjera në Premier League përfunduan me këto rezultate:
Newcastle United 1-0 Burnely
Southampton 1-1 Brighton.
/Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...