Skënderbeu e ka përfunduar këtë aventurë me humbje nga Young Boys Berni 2-1.
Portieri dhe kapiteni i ekipit korçar, Orges Shehi, është shfaqur më i qetë se të tjerët në përfundim të ndeshjes.
Ai u shpreh i kënaqur me rezultatet që ka arritur ekipi dhe pranoi që kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në kompeticionet Evropiane.
Të vjen keq që goli u shënua në fund?
Normal më vjen keq për rezultatin, por sidomos kur ndëshkohesh në fund të vjen keq dhe e qan humbjen
Cfare note i vini ekipit?
Kemi bërë kampionat të mirë duke filluar që nga ndeshjen kualifikuese dhe jemi të kënaqur sepse kemi luajtur si të barabartë me çdo ekip.
Ndeshja e fundit ne Evropë?
U kam thënë çunave që ta mbyllim në mënyrë dinjitoze. Nuk dua të përqendrohemi te kjo gjë por te objektivat tona.
Dorezat e ndeshjeve të Evropa Ligës do i mbash?
Po normal se është kompeticion i rëndësishëm dhe sidomos është hera e dytë që jemi këtu dhe kemi bërë mirë.
A je i irrituar me arbitrin edhe t’i?
Nuk jam marrë ndonjëherë më arbitrin, pretendonim ndoshta për diçka me shumë, nuk e kam parë qartë por mesa me kanë thënë çunat kishte disa raste të dyshimta./PanoramaSport/
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...